Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi

Advertisement

Një 70-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë në Poliklinikën e Bit Pazarit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 11 nëntor, rreth orës 13:10. Viktima është identifikuar me inicialet Gj.S. (70).

Vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa në vendngjarje është kryer ekspertizë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, e cila pritet të zbardhë shkakun e vdekjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit