Vetëvendosje (VV) nuk e mbështet propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që Ligji për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi në formën në të cilën është miratuar nga Kuvendi, pa pritur një proces të ri konsultimesh dhe shqyrtimi të ndryshimeve të mundshme.
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka paralajmëruar se nuk duhet të nxitohet me vendimmarrjen, duke theksuar se gabimet e mëparshme kanë pasur pasoja dhe se për këtë çështje nuk do të ketë mundësi për një lexim të katërt.
“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt!”, ka deklaruar








