Driton Idrizi, shqiptari që synon të bëhet pjesë e vendimmarrjes në Lubjanë

Advertisement

 

Një shqiptar nga trevat e Gostivarit po garon për t’u bërë pjesë e Këshillit të Qytetit të Lubjanës në Slloveni. Bëhet fjalë për Driton Idrizin nga fshati Debresh, i cili kandidon në listën „Ljubljana smo vsi” (Lubjana jemi të gjithë).

Idrizi synon të kontribuojë në zhvillimin e kryeqytetit slloven, duke vënë në fokus disa çështje me rëndësi për qytetarët, si banimi i përballueshëm, përmirësimi i transportit publik dhe zgjidhja e problemit të parkimit.

Me arsimim master në Universitetin e Lubjanës dhe përvojë profesionale në kompani të njohura, ai aktualisht ushtron detyrën e menaxherit të marketingut në kompaninë UNIMOTION.

Kandidimi i tij përfaqëson edhe një mundësi që zëri i komunitetit shqiptar të jetë më i pranishëm në vendimmarrjen lokale të Lubjanës.

Në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, Driton Idrizi garon me numrin 3 në listën zgjedhore, ndërsa numri i tij për votën preferenciale është 10.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit