Banka Popullore dhe guvernatori Trajko Sllaveski kanë dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, si dhe kundër sekretarit të përgjithshëm të partisë, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, në lidhje me ngjarjet rreth Alta Banka AD Manastir.
Kallëzim i veçantë penal është dorëzuar kundër sekretarit për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Andrej Zhernovski, njoftojnë mediat maqedonase.
Për momentin nuk ka më shumë detaje se çfarë përmbajnë saktësisht kallëzimet penale.
Kryeministri Hristijan Mickoski më parë i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të reagojë pas, siç tha ai, tentativave për përhapjen e panikut në rastin me „Alta Banka“ AD Manastir.








