BDI reagon për çështjen e Alta Bankës: Vendimi i vitit 2023 mbronte pronën shtetërore

Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj pretendimeve lidhur me vendimin e vitit 2023, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe manipulim politik.

Në reagimin e saj, BDI thekson se vendimi i vitit 2023 kishte për qëllim parandalimin e shitjes së paautorizuar të pronës shtetërore, ndërsa e dallon atë nga vendimi i Qeverisë aktuale, i marrë në vitin 2025, lidhur me hyrjen e Alta Bankës dhe Davor Macurës në Stopanska Banka – Manastir.

Sipas BDI-së, bëhet fjalë për dy vendime me qëllime krejtësisht të kundërta: njëri që mbronte pronën shtetërore dhe tjetri që, sipas saj, vë institucionet shtetërore në shërbim të një transaksioni privat.

BDI e ka akuzuar Qeverinë për përpjekje për t’ia bartur të tjerëve përgjegjësinë, duke e cilësuar këtë si manipulim politik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit