Zvicër: Iniciativa për ndalimin e fishekzjarrëve, paqartësi për festat tradicionale

Advertisement

Iniciativa për kufizimin e fishekzjarrëve në Zvicër mund të ndikojë në organizimin e shumë festave tradicionale, megjithëse spektaklet e mëdha publike me rëndësi kombëtare ose ndërrajonale pritet të lejohen edhe në rast të miratimit të saj.

Sipas organizatorëve të iniciativës, festimet publike të 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të Zvicrës, si dhe ngjarjet e mëdha me rëndësi përtej nivelit rajonal, mund të vazhdojnë. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar qartë se cilat aktivitete do të përfitojnë nga ky përjashtim.

Në mesin e ngjarjeve që mund të preken është festa tradicionale e solsticit veror në Oensingen, ku çdo tre vjet organizohet një spektakël i madh fishekzjarrësh, që mbledh dhjetëra mijëra vizitorë. Organizatorët besojnë se kjo ngjarje ka rëndësi ndërkombëtare dhe duhet të lejohet të vazhdojë.

Vendimi për përcaktimin e ngjarjeve që do të lejohen do t’i takojë Parlamentit dhe autoriteteve kantonale.

Iniciativa ka hapur debat në Zvicër, pasi krahas spektakleve të mëdha mund të preken edhe festat e fshatrave, përvjetorët e shoqatave dhe manifestimet tradicionale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit