Mickoski merr pjesë në manifestimin “TOP 100”: Ekonomia nuk njeh kufij etnikë apo fetarë

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë në edicionin e 17-të të manifestimit “TOP 100”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Përmes një postimi në Facebook, Mickoski ka vlerësuar rëndësinë e kompanive të suksesshme, investimeve dhe kontributit të sektorit të biznesit në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Ai ka theksuar se suksesi i çdo kompanie, çdo investim dhe çdo vend i ri pune përbëjnë sukses për të gjithë shtetin, duke shtuar se ekonomia nuk njeh kufij etnikë apo fetarë.

Mickoski ka deklaruar se Qeveria synon të ndërtojë një ekonomi ku puna shpërblehet, investimet nxiten, të rinjtë kanë perspektivë dhe kompanitë vendore bëhen konkurruese në tregjet evropiane dhe botërore.

Në fund, ai ka uruar kompanitë e vlerësuara në këtë manifestim, si dhe të gjithë sipërmarrësit që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë./Ora24.tv

https://www.facebook.com/reel/2567604490419715

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit