12.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Soni Malaj flet për vajzën: Dua të bëhet artiste por i pëlqen shumë sporti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova. Ajo ka folur për çështje të ndryshme, përfshirë karrierën e jetën personale.

Ndër të tjera, artistja si rrallëherë foli edhe për vajzën e saj, për të cilën tha se është me këmbë në tokë dhe se nuk është e llastuar. Soni tha për të bijën se e ka ëndërr që ajo të bëhet artiste, por u shpreh se vogëlushja e do shumë sportin.

“Kam një vajzë të mrekullueshme, me këmbë në tokë, nuk është e llastuar, është shumë sportive, këndon shumë bukur”.

“Ëndërr e kam të bëhet artiste, pavarësisht se është në një ekip volejbolli, është 12-vjeçare, ka ndeshje çdo javë, i pëlqen sporti shumë”, u shpreh tutje ajo.

Soni momentalisht është beqare dhe se nuk po shijon ndonjë romancë të re.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit