Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Advertisement

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, i ka dhënë dritën e gjelbër ligjit që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po bëhet realitet! Sot, në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjit iu dha drita e gjelbër”, ka shkruar Sali në Facebook.

Sipas tij, bëhet fjalë për një të drejtë që është pritur me dekada. “Pas 35 vitesh pritje, një e drejtë e merituar po bëhet realitet. E premtuam, punuam dhe po e realizojmë!”, është shprehur zëvendëskryeministri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit