VIDEO/ Dy shqiptarë, tre gjuhë dhe asnjë që merret vesh! Pilo e Shpendi bëjnë Kombëtaren për të qeshur

Advertisement

Të luash për Kombëtaren shqiptare kërkon talent, përkushtim dhe mbi të gjitha, të kuptosh mirë shokët e skuadrës. Por për Stavros Pilos dhe Kristian Shpendin, duket se kjo e fundit nuk është gjithmonë aq e thjeshtë!

Dy talentët kuqezi janë protagonistë të një videoje që sjell një tjetër atmosferë nga prapaskenat e grumbullimit të Kombëtares. Pilo, futbollisti i AEK-ut i rritur në Greqi, dhe Shpendi, që aktivizohet në Itali, provojnë të komunikojnë, por biseda e tyre kthehet shpejt në një komedi të vërtetë.

Shqipja, italishtja dhe anglishtja ndërthuren në një mënyrë që duket se as vetë protagonistët nuk arrijnë ta kontrollojnë. Momenti bëhet edhe më pikant kur shfaqet shprehja misterioze “A ke bo stervitje sonte?”, duke i lënë të dy mes hutimit dhe të qeshurave.

 

Në vend që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, dy futbollistët duket se kanë nevojë për një përkthyes personal! Megjithatë, nëse me fjalët nuk ia dalin gjithmonë, me humorin kanë një kimi të shkëlqyer.

Në fund, një gjë është e sigurt: mund të ngatërrojnë tri gjuhë në një bisedë, por kur bëhet fjalë për fanellën kuqezi, nuk ka nevojë për asnjë përkthim!

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit