QMK: Nuk ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu shtëpitë në Bit Pazar, policia ende ndodhet në vendngjarje

Advertisement

Në zjarrin që shpërtheu dje, në periudhën nga ora 17:20 deri në 20:20, në objektet e përfshira nga flakët – shtëpi në Bit Pazar, përkatësisht në rrugën „Nikola Martinovski“, numër 33, kanë ndërhyrë shtatë automjete zjarrfikëse dhe 23 zjarrfikës, njoftuan mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Dëmi material ende nuk është përcaktuar dhe nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë të pranishëm zyrtarë policorë kujdestarë nga Stacioni Policor – Bit Pazar”, shtohet në kumtesën e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit