Uji në Shkup i sigurt për pije

Advertisement

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe i përmbush standardet e përcaktuara për cilësi, tregojnë analizat e Sektorit për kontroll sanitar pranë NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.

Siç kumtoi ndërmarrja, në periudhën prej 2 deri 6 nëntor të këtij viti janë marrë 186 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 186 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga gjithsej 41 pika matëse në zonën e Qytetit të Shkupit.

Sipas rezultateve të hulumtimeve, të gjitha mostrat e analizuara i plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit