Rrallë ndodh që një qytet në rajon të ngjallë emocione kaq kontradiktore në shikim të parë si kryeqyteti i Maqedonisë. Shkupi është qytet kontrastesh dhe bukurie të jashtëzakonshme, me një histori të shtresuar, ngrohtësi të jashtëzakonshme të popullsisë vendase dhe eklekticizëm arkitektonik.
Kështu „tportal“ kroat e fillon tekstin “Fundjava në Shkup: Çfarë të shihni dhe shijoni në kryeqytetin e Maqedonisë”, në të cilin, në një mënyrë unike, ai rekomandon kryeqytetin e Maqedonisë si një destinacion për një pushim fundjave ose një qëndrim më të gjatë, i cili nuk duhet humbur.
Ura e gurit, sheshi “Maqedonia”, përmendorja “Luftëtari në kalë”, Çarshia e vjetër, Kalaja dhe Matka, janë vetëm disa nga “pikat” dhe lokacionet që, sipas “tportal”, duhet të shihen.
“Sapo të kaloni urën për në bregun verior, do të hyni në Çarshinë e Vjetër, një nga zonat më të mëdha dhe më të ruajtura të qendrave tregtare osmane në Ballkan. Rrugët e saj të ngushta me kalldrëma fshehin artarë autentikë, punëtori të vjetra artizanale, çajtore aromatike dhe hamame historike të shndërruara në galeri. Pasi të pushoni pak me kafe turke të përgatitur në rërë dhe bakllava të freskët, vazhdoni deri në kalanë e Shkupit. Muret e fuqishme prej guri të shekullit të 6-të ofrojnë pamje panoramike të hapura të çative të qytetit të vjetër, qendrës së re dhe malit Vodno në sfond, thuhet në tekst.
“Debar Mëhalla” dhe ritmi bohemian
Siç shkruan portali, “Debara Mëhalla” është vendi ku vizitorët mund ta njoftojnë mentalitetin lokal.
“Për njoftim të vërtetë të mentalitetit vendas dhe mënyrës së jetesës së relaksuar, drejtohuni në lagjen ‘Debar Mëhallë’, në stilin gastronomik dhe bohem të kryeqytetit. Atje ka kafene tradicionale të rreshtuara, ku mbrëmjet shndërrohen rregullisht në festime spontane me muzikë të gjallë të qytetit të vjetër. Njerëzit qëndrojnë në tryezë me orë të tëra, ndërsa gostia fillon me ajvar shtëpiak dhe pinxhur me bukë të ngrohtë, vazhdon me fasule në tavë, sallatë të freskët shope dhe qebapë të lëngshëm të Shkupit, të gjitha të shoqëruara me gllënjka raki rrushi shtëpiak ose vranec vendas të cilësisë së lartë”, thotë autori i tekstit.
Shëtitje në kanionin e Matkës
Si opsion për pushim nga ritmi urban, e thekson Matkën.
“Kur dëshironi të bëni pushim nga ritmi urban, vetëm gjysmë ore me makinë nga qendra e qytetit ju pret Kanioni Matkë, një nga strehat natyrore më mbresëlënëse në vend. Uji smerald i lumit Treska eksplorohet më së miri duke marrë me qira një kajak ose duke bërë një udhëtim të lehtë me një varkë druri që të çon në shpellën misterioze Vrellë, një nga shpellat nënujore më të thella në Evropë. I gjithë peizazhi është i veçantë për shkak të shkëmbinjve dramatikë gëlqerorë në të cilët janë të vendosura manastire mesjetare shekullore”, shkruan “tportal”.
Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë dhe Vodno
Në mesin e përmendoreve të Shkupit, përmenden edhe Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë, si dhe Vodno, e cila rekomandohet për në fund të ditës.
“Shumë vizitorë habiten nga fakti që nobelistja e famshme ka lindur në Shkup në vitin 1910. Prandaj, në zonën për këmbësorë në rrugën ‘Maqedonia’, ia vlen të vizitohet Shtëpia Përkujtimore e pazakontë e Nënë Terezës, një hapësirë multimediale me një muze përkujtimor që ruan fotografitë, dokumentet dhe reliktet personale të saj. Një fund perfekt i ditës ofrohet nga ngjitja me teleferik në majë të malit të afërt Vodno, ku rrëza e Kryqit të Mijëvjeçarit, 66 metra i lartë, ofron pamje madhështore të të gjithë luginës së Shkupit të lagur nga dritat e mbrëmjes, qëndron në tekst.
“Fundjavë në Shkup: Çfarë të shihni dhe shijoni në kryeqytetin e Maqedonisë” u nda edhe në faqen e FB-së të “tportal”.
“Kërkoni ide për një udhëtim të shkurtër pa pasur nevojë të udhëtoni larg? Shkupi mund t’ju befasojë këndshëm. Nga monumentet interesante dhe rrugët piktoreske deri te ushqimi i shkëlqyer i Maqedonisë dhe kultura e pasur – kryeqyteti i Maqedonisë ka shumë për të ofruar, raportoi “tportal”.
Nën tekst ka komente pozitive, por edhe propozime shtesë – çka mund të shihet në Shkup: kompleksi “Fshati i Maqedonisë”, Parku i qytetit, parku në Saraj, Muzeu i Maqedonisë,…








