Kurti pret albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes

Advertisement

Kryeministri ka pritur mbrëmë në Zyrën e Kryeministrit albanologun dhe studiuesin e njohur të eposit shqiptar, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij.

Në këtë takim, profesor Nezirin e shoqëruan studiuesja prof. dr. Ina Arapi, studiuesi prof. dr. Ardian Ahmedaja nga Universiteti i Vjenës dhe studiuesi arbëresh prof. dr. Nicola Scaldaferri nga Universiteti i Milanos. E pranishme ishte edhe e bija e profesorit, Shqipe Neziri Vela.

Gjatë takimit u vlerësua kontributi shumëvjeçar i Nezirit në mbledhjen, dokumentimin dhe studimin e këngëve kreshnike. Puna e tij ka rezultuar në një korpus prej më shumë se 100 mijë vargjesh, të botuara në 15 vëllime, duke ruajtur një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare.

Me këtë rast, kryeministri shprehu mirënjohje për veprën dhe kontributin e tij në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit