Euroambasadori Mihalis Rokas ka deklaruar se Raporti i Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2026 është më pozitiv se ai i vitit të kaluar, duke evidentuar përparim në disa fusha.
Në konferencën për media në Qeveri, Rokas theksoi se rezultate janë shënuar në transformimin digjital, shkencë, arsim, kërkime shkencore dhe sundimin e ligjit.
Megjithatë, ai nënvizoi se Brukseli pret rezultate shtesë dhe zbatim konkret të reformave, pavarësisht ligjeve të miratuara.
Duke folur për lirinë e mediave, Rokas kërkoi përmirësimin e legjislacionit, transparencë të pronësisë mediatike dhe rregullim të reklamimit shtetëror.
Euroambasadori theksoi se BE-ja do të vazhdojë t’i monitorojë zhvillimet dhe është e gatshme të ndihmojë në reformat e nevojshme.








