KE publikon raportin për Maqedoninë, kritika për korrupsionin, gjyqësorin dhe ndryshimet kushtetuese

Advertisement

Komisioni Evropian ka evidentuar mungesë progresi në luftën kundër korrupsionit dhe në ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në raportin e fundit të progresit, KE vlerëson se korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur dhe përbën një shqetësim serioz, ndërsa vendi nuk ka shënuar përparim në parandalimin dhe luftimin e tij.

Sa i përket integrimit evropian, Komisioni thekson se, megjithëse institucionet kanë punuar në përgatitjen e dokumenteve për hapjen e kapitujve negociues, ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Këshilli i BE-së në vitin 2022 ende nuk janë miratuar.

Raporti rikujton gjithashtu detyrimin për zbatimin me mirëbesim të marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, përkatësisht Marrëveshjes së Prespës dhe Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit.

Kritika ka edhe për ndryshimet në Kodin Penal të janarit 2026. Sipas KE-së, ato nuk i kanë adresuar pasojat e ndryshimeve të vitit 2023, por kanë shtuar pasigurinë juridike, veçanërisht në trajtimin e veprave penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe organizimin kriminal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit