Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në hapjen e dialogut Schleswig-Holstein–Ballkani Perëndimor në Gjermani, ku ka theksuar rëndësinë e kohezionit social, barazisë dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sali ka theksuar se besimi i qytetarëve në institucione ndërtohet vetëm atëherë kur secili qytetar ndihet i barabartë, i përfaqësuar dhe i dëgjuar.
Duke iu referuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ai ka nënvizuar se përgjegjësia institucionale është që parimet e barazisë dhe përfaqësimit të mos mbeten vetëm në letër, por të reflektohen në jetën e përditshme të qytetarëve.
Sali gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët gjermanë dhe rajonalë, me synimin që shkëmbimi i përvojave të kontribuojë në ndërtimin e institucioneve më të hapura dhe krijimin e mundësive më të mira për të gjithë qytetarët.








