Goditje ndaj basteve ilegale online: Bllokohen 104 faqe të tjera interneti në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin total në 462!

Advertisement

Ministria e Transformimit Digjital në Maqedoninë e Veriut ka ndërmarrë një tjetër aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit në internet, duke urdhëruar bllokimin e 104 faqeve të reja që organizojnë aktivitete të tilla pa leje.

 

Ministri Stefan Andonovski ka lëshuar urdhër për Agjencinë e Komunikimeve Elektronike (AKE), ndërsa me këtë vendim numri i përgjithshëm i faqeve të përfshira në urdhrat për bllokim arrin në 462.

Sipas Ministrisë, masat synojnë luftimin e bixhozit ilegal online, mbrojtjen e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve, si dhe parandalimin e ekspozimit të të miturve ndaj lojërave të fatit.

AKE-ja ka afat prej pesë ditësh për t’ua përcjellë urdhrin operatorëve të komunikimeve elektronike, të cilët më pas duhet të kufizojnë menjëherë qasjen në faqet e identifikuara.

“Apelojmë që qytetarët të mos shpërndajnë të dhëna personale dhe financiare në faqe të paverifikuara”, thekson Ministria.

Institucioni u bën thirrje edhe prindërve të mbikëqyrin aktivitetet e fëmijëve në internet, duke paralajmëruar vazhdimin e masave kundër platformave të paligjshme të bixhozit.(plusinfo)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit