Shkup, aksion kundër shitësve ambulantë: Largohen nga 3 lokacione

Advertisement

Inspektorati i Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari dhe Inspektoratin e Komunës Qendër, ka zhvilluar aksion kundër shitësve ilegalë ambulantë.

Shitësit janë larguar nga hapësirat publike pranë Qendrës Klinike, Tregut të Gjelbër dhe Bunjakovecit.

Nga Inspektorati thonë se aksioni synon vendosjen e rendit komunal, parandalimin e tregtisë ilegale dhe mbrojtjen e hapësirave publike. Sipas tyre, shitësit paraprakisht janë paralajmëruar 43 herë gjatë dhjetë muajve të fundit.

Aksioni ka nxitur reagime te qytetarët, të cilët kanë vënë në pikëpyetje nëse kontrollet duhet të përqendrohen vetëm te shitësit e vegjël. Ndërkohë, nga Inspektorati kanë konfirmuar se aksionin e kanë nisur nga Bit Pazari dhe se kontrollet do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera të Shkupit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit