Nga VLEN vlerësojnë se procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të lirë dhe demokratike, pa incidente dhe shkelje të rregullave.
Megjithatë, koalicioni kritikoi mobilizimin për votim etnik, duke përmendur bashkëpunimin me LSDM-në dhe Levicën. Sipas VLEN-it, një qasje e tillë rrezikon të thellojë ndarjet etnike dhe të pengojë ndërtimin e një modeli qytetar e gjithëpërfshirës.
Në fund, VLEN falënderoi qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor dhe ushtruan të drejtën e tyre të votës.








