Stojançe Radiçevski voton në Bërvenicë, u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Advertisement

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Stojançe Radiçevski, ka votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pas votimit, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, lirshëm dhe në përputhje me bindjet e tyre, përcjell TS.

“Ta kalojmë ditën zgjedhore në një atmosferë demokratike dhe dinjitoze, me respekt të ndërsjellë dhe respektim të vullnetit të lirë të çdo qytetari”, ka shkruar Radiçevski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit