Ramë Lahaj dhe ARMA Ensemble prezantojnë “Passion & Origin” në Düsseldorf

Advertisement

Tenori kosovar Ramë Lahaj dhe ARMA Ensemble kanë mbajtur një koncert në Düsseldorf të Gjermanisë, në kuadër të turneut ndërkombëtar “Passion & Origin”.

 

Koncerti u mbajt në sallën “Robert-Schumann-Saal” dhe u ndoq edhe nga konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Düsseldorf, Behar Isma, së bashku me përfaqësues të trupit konsullor dhe miq gjermanë.

 

 

Përmes një postimi, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Düsseldorf e ka cilësuar mbrëmjen si një dëshmi të fuqisë së muzikës për të afruar njerëzit dhe për të ndërtuar ura miqësie.

 

Konsullata ka shprehur krenarinë për tenorin Ramë Lahaj, duke vlerësuar talentin dhe përkushtimin e tij në përfaqësimin e Kosovës në skenat ndërkombëtare, si dhe ka falënderuar atë dhe ARMA Ensemble për koncertin./KultPlus.com

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit