8 persona të arrestuar pas kontrollit në një lokal në Karposh, një i mitur dërgohet në Toksikologji

Advertisement

Tetë persona janë arrestuar pas një kontrolli policor në një lokal në komunën e Karposhit në Shkup, ku janë gjetur disa të mitur në gjendje të dukshme të dehur.

Njëri prej tyre është dërguar në Klinikën e Toksikologjisë, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, kontrolli është kryer pas dyshimeve se në lokalin në fjalë u shërbehej alkool personave të mitur.

Testimi me alkooltest ka rezultuar pozitiv për të tetë personat e arrestuar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 204 të Kodit Penal, i cili parasheh sanksione për shërbimin e pijeve alkoolike personave të mitur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit