Në Bërvenicë deri në orën 11 kanë votuar 2.245 persona! Sallai: Jehona e votuesve është rritur për 4,71%

Advertisement

Deri në orën 11:00, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës kanë votuar gjithsej 2.245 qytetarë, njoftoi Nedime Sallai nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, përcjell TV21. Sipas saj, pjesëmarrja është rritur për 4,71 pikë përqindjeje në krahasim me raundin e parë. Në të njëjtën periudhë kohore, në raundin e parë kishin votuar 1.480 qytetarë, ndërsa në raundin e dytë numri ka arritur në 2.245. Dalja më e lartë është regjistruar në vendvotimin 2044 në Stençë, me 22,12%, ndërsa më e ulëta në vendvotimin 2047 në Tenovë, me 5,33%.

“Bashkë me KSHZ-në, sot kemi qenë në terren dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë. Nuk ka pasur pengesa gjatë procesit të votimit. Sa u përket kundërshtimeve, deri më tani është paraqitur vetëm një kundërshtim, i cili është miratuar. Që nga mëngjesi, KSHZ-ja ka vënë në funksion një linjë telefonike pa pagesë, ku qytetarët mund të paraqesin ankesa dhe të informohen për të drejtën e votës. Gjithashtu, është në dispozicion edhe shërbimi në gjuhën e shenjave”, shtoi Sallai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit