VMRO-DPMNE akuzon: Filipçe dhe Ahmeti po amnistohen përmes lidhjeve në gjyqësor

Advertisement

Vetëm pak muaj pasi Islam Abazi e amnistoi Filipçen nga çdo përgjegjësi në rastin e spitaleve modulare, duke mos hapur fare procedurë për këtë çështje, sot Afrim Fidani i liroi nga akuzat Artan Etemin dhe Florin Besimin, ish-drejtorët e Spitalit të Tetovës, për zjarrin tragjik ku humbën jetën 14 bashkëqytetarë tanë.
Filipçe dhe Ahmeti, dy figura që sipas autorit nuk gëzojnë mbështetje dhe ndodhen thellë në opozitë, para se të largohen nga skena politike, mundohen të sigurojnë amnisti përmes njerëzve të tyre të vendosur në sistemin gjyqësor.
Si është e mundur që për zjarrin në spitalin modular të mos ketë asnjë të akuzuar apo të dënuar? Si mund të jetë fajtor vetëm kablloja elektrike? Si është e mundur që Filipçe të mos thirret as për një bisedë informative, ndërsa Besimi dhe Etemi të lirohen nga akuzat?
A fshihen aktakuzat dhe vendimet gjyqësore nëse je i afërt me Filipçen apo Ahmetin?
Rasti në të cilin 14 bashkëqytetarë tanë u dogjën të gjallë duhet të ketë një epilog tjetër gjyqësor. Drejtësia duhet të vihet në vend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit