Për të pestën ditë radhazi në rrugë, qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlindës

Advertisement

Kërkesa për drejtësi për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj do të rikthejë edhe sot qytetarët në rrugët e Prishtinës.

Për të pestën ditë me radhë, është paralajmëruar protestë për të kërkuar drejtësi për rastin që tronditi vendin.

Protesta pritet të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara: drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe siguri për të gjitha gratë në Kosovë.

“Të dielën bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta, por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë”, thuhet në njoftimin e Kolektivit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen së protestuari deri në dhënien e llogarisë nga institucionet përgjegjëse për atë që e cilësojnë si dështim institucional në rastin e Arlindës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit