Një histori që dëshmon se dija dhe mundësia për një fillim të ri nuk njohin barriera. Një person që po vuan dënimin në burgun e Ohrit ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila këtë arritje e vlerëson si një hap të rëndësishëm drejt risocializimit dhe përgatitjes së të dënuarve për rikthim në shoqëri.
Procesi arsimor është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrën Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional „Vanço Pitosheski“ nga Ohri.
Drejtoria ka shprehur mirënjohje për profesorët që kontribuuan në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e arsimit edhe gjatë vuajtjes së dënimit.
„Mësimi nuk njeh kufij!“ – është mesazhi i Drejtorisë, që nënvizon se arsimimi mund të jetë një mundësi reale për ndryshim dhe riintegrim dinjitoz në shoqëri.
Burgu nuk ia ndali ëndrrën për arsimim, i dënuari në Ohër përfundon shkollën e mesme








