Nga 1 nëntori 2026 deri më 1 prill 2027, të gjithë shoferët që qarkullojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë duhet të kenë pajisjet e detyrueshme dimërore në automjetet e tyre, pavarësisht kushteve atmosferike dhe nëse në rrugë ka borë apo jo.
Autoritetet policore rikujtojnë se kjo masë është e detyrueshme gjatë gjithë periudhës së përcaktuar dhe se shoferët duhet t’i respektojnë rregullat për sigurinë në komunikacion.
Sipas rregullave, shoferët mund të zgjedhin njërën nga tri kombinimet:
1. Goma dimërore në të katër rrotat e automjetit.
2. Goma dimërore në rrotat lëvizëse, së bashku me zinxhirë bore ose pajisje të tjera për përmirësimin e tërheqjes, të gatshme për vendosje në së paku dy rrota lëvizëse.
3. Goma verore në të katër rrotat, me thellësi të profilit prej së paku 4 milimetrash, si dhe zinxhirë bore ose pajisje përkatëse për së paku dy rrota lëvizëse.
Nga ky detyrim përjashtohen motoçikletat e kategorisë L dhe traktorët e kategorive T dhe C.
Policia u bën apel shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve.
Burimi: Policia e Kantonit të Tuzllës dhe agjencia Patria.








