Mot i vranët dhe me reshje shiu, të martën priten reshje më intensive

Advertisement

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe gjatë natës. Temperatura minimale do të jetë 9 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 14 gradë Celsius.

Sipas parashikimit, nga sot deri të martën vendi do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, i cili do të sjellë mot më të ftohtë dhe reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Reshjet më të dendura priten të martën, kur në disa zona mund të bien mbi 25 litra shi për metër katror brenda 24 orëve. Ndërsa në nivel lokal, gjatë gjithë periudhës së parashikimit, sasia e reshjeve mund të kalojë edhe 60 litra për metër katror.

Nga e mërkura pritet stabilizim gradual i kushteve atmosferike, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit