Një vajzë 15-vjeçare nga Kumanova është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia, ka njoftuar Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.
Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet për gjetjen e saj.
Rasti është denoncuar më 30 tetor, në orën 23:30 nga vëllau i saj 28-vjeçar.
Ai ka raportuar se motra e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia më 29 tetor, rreth orës 18:00.
SPB Kumanovë bën të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e 15-vjeçares.








