Familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës dhe homazheve që do të zhvillohen në nder të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, vajza e tij, analistja e njohur dhe ekspertja e çështjeve te sigurisë, Valbona Zeneli ka bërë të ditur se homazhet do të mbahen të hënën, më 2 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë.
Ndërkohë, pritja e vizitave do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, më 3 dhe 4 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 17:00 deri në 19:00, tek Xheko Imperial (ish-Carlsberg), pas Presidencës, në Tiranë.
Në mesazhin prekës të publikuar në rrjetet sociale, familja Zeneli shpreh dhimbjen për humbjen e njeriut të dashur, si dhe mirënjohjen për të gjithë ata që do t’i qëndrojnë pranë në këto momente të vështira.
Postimi
Me zemra të thyera por me dashuri te madhe, i japim lamtumirën e fundit njeriut tonë me të shtrenjtë, Bashkim Zenelit.
Homazhet në nderim të jetës se tij do të mbahen të hënën, 2 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë.
Më pas, do ta përcjellim për në banesën e prehjes, në Varrezat e Sharrës.
Pritja e vizitave do të bëhen ditën e martë dhe të mërkurë, 3 dhe 4 nëntor, në oraret 10:00–12:00 dhe 17:00–19:00, tek Xheko Imperial (ish-Carlsberg), pas Presidencës, Tiranë.
Faleminderit nga zemra të gjithëve që do të jenë pranë nesh në këto momente të vështira.
Do të na mungosh përjetë! Dashuria, mirësia, dinjiteti, dhe mesimet e tua do të jetojnë gjithmonë me ne.
Me dhimbje dhe dashuri të pafund,
Familja Zeneli








