Drejtori i Doganës nga SHBA-ja paralajmëroi nënshkrim të Memorandumit për bashkëpunim me Shërbimin doganor dhe kufitar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Advertisement

Drejtoria e doganave sot kumtoi se në të ardhmen e afërt do të nënshkruajë Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Shërbimin doganor dhe kufutar të SHBA-së (CBP) duke potencuar se dokumenti do të jetë me rëndësi historike.

“Nënshkrimi i Memorandumit do të paraqesë hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit institucional, intensifikimit të këmbimit të informatave në kuadër të autoriteteve ligjore përkatëse, përmirësimit të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut, si dhe forcimit të aktiviteteve për zbulimin dhe parandalimin e krimit ndërkufitar dhe tregtisë së paligjshme”, thekson Administrata Doganore në një deklaratë.

Kjo, siç ceket, u njoftua nga drejtori Boban Nikolovski gjatë vizitës së tij zyrtare pune në Uashington, ku realizoi vizitë në Qendrën kombëtare për targetim pranë Shërbimit doganor dhe kufitar të. Qendra kombëtare luan një rol kyç në analizën e të dhënave, vlerësimin e rrezikut dhe identifikimin e kërcënimeve të mundshme që lidhen me pasagjerët dhe ngarkesat.

” Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë: kufij më të sigurt, kontrolle doganore më efikase dhe lehtësim i tregtisë ligjore. Nëpërmjet partneriteteve të forta ndërkombëtare, metodave moderne të analizës së riskut dhe bashkëpunimit të përkushtuar institucional, ne mbetemi të përkushtuar fuqimisht për modernizimin e Administratës doganore dhe forcimin e kapaciteteve të saj operative, në interes të vendit, ekonomisë dhe sigurisë së qytetarëve tanë”, tha Nikollovski nga SHBA-ja.

Si pjesë e vizitës së tij të punës, drejtori Nikollovski zhvilloi gjithashtu një vizitë pune në Departamentin e sigurisë kombëtare të SHBA-së (DHS), përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve kryesore që synojnë sigurimin e sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit