Shtatë persona privohen nga liria gjatë 24 orëve të fundit, vozisnin makinën pa patentë shoferi

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në territorin e shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit penal.

Prej tyre, tre persona drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes: H.I. (39) nga Velesi, S.Sh. (36) nga Kumanova dhe A.Sh. (25) nga fshati Selcë. Dy shoferë drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit: Z.S. (43) nga Kumanova dhe Z.Z. (63) nga Velesi.

Gjithashtu, dy shoferë drejtonin automjete pavarësisht se kishin ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik: K.E. (49) nga fshati Gjurgevishtë, rrethina e Gostivarit dhe R.S. (47) nga Kavadari.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë në mënyrë të vazhdueshme rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, nën ndikimin e alkoolit ose nëse kanë ndalim aktiv për drejtimin e automjetit.

Mosrespektimi i rregullave rrezikon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Me sjellje të përgjegjshme dhe respektim të ligjeve, të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit