Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë datave 30 dhe 31 tetor 2026, në disa qytete të vendit janë arrestuar 13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të MPB-së, arrestimet janë realizuar në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip. Nga kontrrollet e detajuara, te personat janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substanca pluhurore dhe kokërrzore të bardhae tableta
Vetëm në Shkup janë arrestuar nëntë persona, ndërsa rastet e tjera janë evidentuar në Burgun e Prilepit, Bogovinë, Demir Kapi dhe Shtip, njofton MPB.
Ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzime përkatëse.








