Qyteti i Shkupit organizoi shëtitje falas në Matkë dhe në shpellën Vrello

Advertisement

– Qyteti i Shkupit organizoi shëtitje falas në Matkë dhe në shpellën Vrello për qytetarët, me transport të organizuar me autobusë dhe udhëheqës profesionalë turistikë nga Asociacioni i Maqedonisë së ciceronëve dhe shoqëruesve turistikë, informoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Në Fejsbuk, Gjorgjievski theksoi se qëllimi i aktivitetit është që pasuritë natyrore të Shkupit të jenë më të afërta për qytetarët, të kenë mundësi të njihen me karakteristikat e tyre dhe të kuptojnë më shumë për rëndësinë e tyre.

“Disa nga pasuritë më të mëdha natyrore janë pikërisht këtu, në dispozicion të çdo banori të Shkupit. Është detyrimi ynë t’i mbrojmë ato, dhe dëshira ime është që sa më shumë qytetarë të përjetojnë personalisht bukurinë me të cilën Shkupi krenohet! Kjo është arsyeja pse sot organizuam një tur falas të Matkës dhe Vrellos, një mundësi për bashkëqytetarët tanë të largohen nga jeta e përditshme dhe të shijojnë një nga cepat më të bukur të qytetit tonë”, theksoi ai.

Si një motiv shtesë për promovimin e shpellës Vrello, kryetari i qytetit e cek veprimin e zhytësit polak Bartłomiej Pitala, i cili arriti në një thellësi prej 338 metrash, duke e bërë Vrellon shpellën më të thellë nënujore në botë të hulumtuar nga njeriu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit