Mercedesi rrëshqiti nga autostrada dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie në Trubarevë, plagosen rëndë shoferi e pasagjeri

Advertisement

Dy burra u plagosën rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në autostradën pranë fshatit Trubarevë të Shkupit.

Aksidenti ndodhi në orën 01:10, kur një Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 33-vjeçar banor i fshatit Batincë, humbi kontrollin, doli nga autostrada dhe hyri në oborrin e një shtëpie familjare në Trubarevë

Në aksident u plagosën rëndë shoferi dhe pasagjeri i tij 39-vjeçar nga Shkupi. Lëndimet e tyre u diagnostikuan në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë”. (TvTelma)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit