Mercedesi del nga autostrada dhe përfundon në oborrin e një shtëpie, dy të plagosur rëndë

Advertisement

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti është raportuar sot në orën 01:10. Automjeti me targa të Shkupit drejtohej nga një 33-vjeçar nga fshati Batincë, i cili ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferi dhe bashkudhëtari i tij 39-vjeçar nga Shkupi. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Emergjente pranë Kompleksit Klinik „Nëna Terezë“.

Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit