KSHZ: Gjithsej 107 të sëmurë dhe 9 persona që vuajnë dënimin me burg mund të votojnë në raundin e dytë në Bërvenicës

Advertisement

Gjithsej 107 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, si dhe 9 persona që vuajnë dënime me burg mund të votojnë në raundin e dytë të Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat filluan sot në orën 7:00 të mëngjesit, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

 

 

 

Sipas KSHZ-së, të drejtën e tyre për të votuar mund ta ushtrojnë edhe 9 persona që vuajnë dënime me burg, ndërsa votimi i këtyre personave po zhvillohet në 3 institucione ndëshkuese në qytetet e Shkupit, Shtipit dhe Tetovës.

 

 

 

“Votimi filloi sot në orën 7:00 të mëngjesit. Raundi i dytë i Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të monitorohet nga gjithsej 61 vëzhgues të akredituar, nga të cilët 56 janë vendas dhe 5 janë ndërkombëtarë, saktësoi KSHZ-ja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit