Mickoski nga Bërvenica: Të lëmë ndasitë, vendit i duhen projekte dhe rezultate

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski, në tubimin përmbyllës në Bërvenicë, u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatin Stojançe Radiçevski në zgjedhjet e së dielës, duke kërkuar votën për numrin 1.

Mickoski theksoi se Bërvenica duhet të jetë komunë për të gjithë qytetarët, pa dallime etnike dhe fetare. Ai kritikoi kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për nxitje të ndasive dhe mungesë projektesh gjatë viteve të qeverisjes.

Ai foli edhe për largimin e të rinjve nga vendi, duke thënë se synimi duhet të jetë krijimi i kushteve që ata të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në Maqedoni. Në fund, mesazhi i tij ishte se vendit i duhen suksese, rezultate dhe projekte, e jo ndasi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit