Bajram Rexhepi i BDI-së akuzon inxhinierin Ibrahim Ferati se e ka kërcënuar me jetë

Advertisement

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi ka akuzuar sot inxhinierin Ibrahim Ferati për kërcënim me jetë përmes mesazhit sms. Sipas Rexhepit, kërcënimi ka ardhur si pasojë e siç pretendon ai, zbardhjes se planit apo studimin e fizibilitetit, për sipërfaqen dhe objektin tek zjarrfikësit e Tetovës.

“Unë mbrëmë kam pranuar kërcënime nga personi Ibraim Ferati, i cili është vëllai i pronarit dhe autorit të këtij planit të vjedhjes dhe njëkohësisht është edhe pronar i kompanisë që bën ndërtimin e objektit të Komunës dhe në të njëjtën kohë është edhe bashkëpronar me dajën e  Bilall Kasamit. Ne sot kemi denoncuar në Polici këtë kërcënim dhe dua t’ju bëj me dije të gjithë atyre që përdorin metoda të tilla mesjetare kërcënimesh, që jo vetëm që nuk mund të na kërcënojnë në mënyrë të tillë, të na frikësojnë, përkundrazi ne do të denoncojmë çdo hap që planifikon vjedhjen e pronës së tetovarëve, deklaroi Bajram Rexhepi, BDI

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit