Mucunski: Angazhim për vazhdimin e partneritetit dhe mbështetje për eurointegrimet

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Andrash Klein.

Siç bën të ditur MPJ dhe TJ, në takim është shprehur kënaqësia për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve, të cilat në vitin 2025 u ngritën në nivelin e bashkëpunimit strategjik midis dy qeverive. Njëkohësisht u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në fushat me interes të ndërsjellë.

“Theks i veçantë është vënë në rëndësinë e procesit të besueshëm dhe dinamik të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si nxitje e rëndësishme për stabilitetin, reformat dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim është shprehur pritje për mbështetjen e vazhdueshme hungareze për perspektivën evropiane të rajonit”, thonë nga ministria.

Bashkëbiseduesit, mes tjerash shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar angazhimin e përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale globale dhe të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit