Akuzohet për vrasje në Maqedoni, arrestohet 31-vjeçari turk në Morinë

Advertisement

Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri

Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Burak Kocagurbuz, banues në Turqi.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase për veprën penale të vrasjes. Ndaj tij ishte lëshuar vendim më 27 tetor 2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.

Pas arrestimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës kryen procedurat përkatëse me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët maqedonas, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit