MPB: Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, transportonte tetë migrantë

Advertisement

Tetë migrantë, mes tyre dy të mitur, janë gjetur në një veturë të drejtuar nga një shtetas shqiptar, i cili është privuar nga liria.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor, në orën 12:35, në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, pranë vendit të quajtur „Ostrovo“.

Gjatë kontrollit të veturës „Volkswagen Touran“ me targa shqiptare, policia ka gjetur tetë migrantë, të cilët sipas deklarimeve të tyre vijnë nga Afganistani.

Drejtuesi i automjetit, P.M. (40), shtetas i Shqipërisë, është ndaluar në Stacionin Policor të Negotinës, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit në Gjevgjeli.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë veprimet përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit