Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 59-ta në botë – ja ku mund të udhëtohet pa vizë

Advertisement

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet në vendin e 59-të në botë, sipas indeksit të Passport Reports, i cili vlerëson fuqinë e pasaportave dhe mundësitë e udhëtimit në vende të ndryshme pa vizë ose me procedura të thjeshtuara hyrjeje. 
Në listën evropiane, pasaporta maqedonase zë vendin e 39-të mes 47 shteteve.
Në rajon, renditja është si vijon:
Serbia: vendi i 59-të
Mali i Zi: vendi i 65-të
Shqipëria: vendi i 79-të
Kosova: vendi i 93-të. 
Në listën që vlerëson hapjen e shteteve ndaj vizitorëve të huaj, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 89-të mes 199 shteteve.
Ku mund të udhëtohet pa vizë?
Sipas të dhënave të publikuara, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa vizë në Shqipëri, Serbi dhe në të gjitha 29 shtetet e zonës Shengen, duke respektuar rregullat për qëndrimet afatshkurtra.
Megjithatë, disa destinacione kërkojnë dokumente ose procedura shtesë. Në Malajzi duhet të plotësohet një formular i mbërritjes, ndërsa qëndrimi mund të jetë deri në 30 ditë. Për Surinamin kërkohet kartë turistike, me qëndrim deri në 90 ditë.
Në Egjipt, viza mund të merret pas mbërritjes ose përmes aplikimit elektronik. Ndërkaq, për Seychelles kërkohet autorizim elektronik për udhëtim dhe regjistrim turistik. 
Shënim: Maqedonia e Veriut nuk është anëtare e zonës Shengen, por qytetarët e saj përfitojnë udhëtim pa vizë për qëndrime të shkurtra, sipas rregullave në fuqi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit