Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kanë pritur në Qeveri kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Përmes një postimi, Sali theksoi rëndësinë e lidhjeve mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, të cilat, sipas tij, janë të rrënjosura në historinë, gjuhën dhe kulturën e përbashkët.
Ai theksoi se këto lidhje përbëjnë një vlerë që duhet të shërbejë si nxitje për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit, në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.
Sali gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe për avancimin në rrugën evropiane, me synim krijimin e më shumë mundësive, zhvillimit dhe sigurisë për qytetarët.








