Izet Mexhiti: Ligji për përfaqësim të drejtë është i mirë për shqiptarët

Advertisement

Izet Mexhiti, njëri ndër liderët e koalicionit VLEN, në emisionin “Debat në Shenja” në TV Shenja, u shpreh se Ligji për përfaqësim të drejtë është i mirë për shqiptarët, pasi synon të sigurojë përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore.

Mexhiti theksoi se, në të kaluarën, punësimi i shqiptarëve në administratën shtetërore është bazuar kryesisht në marrëveshjet politike ndërmjet partive të koalicionit qeveritar.

“Mos të harrojmë se më herët punësimi i shqiptarëve në administratën shtetërore është bërë vetëm në bazë të marrëveshjeve politike të partive politike të koalicionit qeveritar, sepse ligji i kaluar nuk e ka siguruar një gjë të tillë”, u shpreh Mexhiti.

Sipas tij, ligji i ri synon të krijojë një bazë ligjore për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore por i njejti do të siguroj edhe meritokracinë.Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit