Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

Advertisement

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri.

Rama ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar organizatorët e protestave për nxitjen e saj. Ai ka bërë të ditur se është angazhuar personalisht për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut në një spital në Itali, si dhe për transportimin e tij me një avion çarter mjekësor.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se plagosja e 28-vjeçarit duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për të gjithë, veçanërisht për ata që, sipas tij, po nxisin dhunën.

“Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit