Sot, më 24 tetor, vëmendja e futbolldashësve do të jetë në stadiumin „Stamford Bridge“, ku Çelzi do të presë rivalin lokal Tottenham Hotspur, në kuadër të javës së tetë të Premier League-s angleze.
Chelsea hyn në këtë përballje pas dy fitoreve radhazi në kampionat dhe synon të vazhdojë serinë pozitive, ndërsa Tottenham do të kërkojë një rezultat të favorshëm në një nga derbit më të zjarrta të futbollit anglez.
Chelsea renditet në vendin e katërt, ndërsa Tottenham në vendin e 16-të të tabelës. Skuadra vendase ka fituar gjashtë përballjet e fundit në Premier League kundër rivalit londinez.
Ndeshja fillon në orën 18:30, sipas kohës lokale në Maqedoninë e Veriut.








