Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë të re simbolike pasi karriget dhe stolat e betonit u hoqën nga protestuesit.
Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, titulluar “Mirëmëngjes”, Rama tregon një stol të madh betoni të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilin janë vendosur fletë me mbishkrimin “DIALOG”.
Kjo është dita e pestë radhazi që shefi i qeverisë përdor të tilla simbolika për t’i ftuar studentët dhe protestuesit në tryezën e dialogut.
Pak ditë më parë rreshtoi karriget e kuqe me të njëjtin mesazh, por protestuesit i hoqën dhe i thyen, duke këmbëngulur se nuk ka dialog pa dorëheqjen e tij.
Ndërkaq, protestat kanë hyrë në ditën e 12-të, me pjesëmarrjen edhe të pedagogëve.
Për sot është thirrur një tubim kombëtar në kryeqytet, me të cilin janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël.








