Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prilep, kapet duke shkaktuar zjarr në ambient të hapur

Advertisement

Më 23.10.2026, në orën 14:20, në vendin e quajtur „Kolivadi“, në territorin e fshatit Zhitoshë, në rajonin e Prilepit, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Ropotovës e kanë privuar nga liria M. Xh. (38), shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Ai është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin barit të thatë në ambient të hapur. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Prilep, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik.

Personi i është dorëzuar Departamentit të Punëve të Brendshme në Prilep (OVR Prilep), ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 288 të Kodit Penal, për veprën penale „Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit